Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rroms ku një 17 vjeçare u plagos me armë zjarri në kokë.
E mitura u dërgua në spital me urgjencë nga familjarët e saj. Në momentin e mbërritjes ishte e vetëdijshme, ndërsa tashmë raportohet se është në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se adoleshentja është vetëplagosur me pistoletë në rrethana ende të paditura. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. Versus.al







