
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimit të naftës në tregun vendas, duke reflektuar luhatjet e fundit në tregjet ndërkombëtare, ku çmimi i naftës ka rënë ndjeshëm me rreth 16 dollarë për fuçi.
Në mbledhjen e datës 8 prill 2026, bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të jetë jo më shumë se 220 lekë/litër, nga 224 lekë që ishte më parë, ndërsa çmimi me shumicë është përcaktuar në maksimum 208 lekë/litër.
Ndërkohë, çmimi i benzinës mbetet i pandryshuar, me një tavan prej 181 lekë/litër për shitjen me pakicë dhe 169 lekë/litër për shitjen me shumicë.
Vendimi do të hyj në fuqi më 8 prill, në orën 15:30, dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku do të reflektohen zhvillimet e reja në treg.
Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e tregtimit të karburanteve për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi, duke theksuar se shkeljet do të ndëshkohen deri në pezullim aktiviteti.
Njoftimi:
Bordi i Transparencës në datë 8 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 208 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.
????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.Versus.al

