AKTUALITET /

“Lal, më lër ta bëj unë të mësoj dorën”/ Shakatë para vrasjes së Fridman Xhaferrajt, trupin ia hodhën në rezervuar, dëshmitë e Tafanit në GJKKO

Në seancën gjyqësore të mbajtur në GJKKO, Artan Tafani ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse për një vrasje të dytë, të ndodhur në vitin 2021, për të cilën, sipas tij, urdhri kishte ardhur sërish nga Laerti – personi që akuzohet si truri i organizatës kriminale.

Shkruar nga Versus

 

“Lal, më lër ta bëj unë të mësoj
Laert Haxhia, Fridman Xhaferri dhe Artan Tafani

Në seancën gjyqësore të mbajtur në GJKKO, Artan Tafani ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse për një vrasje të dytë, të ndodhur në vitin 2021, për të cilën, sipas tij, urdhri kishte ardhur sërish nga Laerti – personi që akuzohet si truri i organizatës kriminale.

Sipas Tafanit, pas vrasjes së biznesmenit nga Tepelena Çajup Selimi, ai dhe bashkëpunëtori i tij Ligori ndodheshin në një hotel kur morën një telefonatë që lidhej me një emër të njohur për drejtësinë – Fridman Xhaferraj.

“Ligori mori në celular Laertin dhe i tha se Fridman Xhaferraj kishte folur në telefon me dikë për punë ‘malli’. Laerti na tha: Çohuni, do ikim në Korçë ta vrasim. Kur u nisëm për Korçë, unë, Laerti dhe Lulzimi, ky i fundit mori një pistoletë nga një garazh ku mbanin armët dhe një makinë me portobagazh. Ndaluam në Pogradec ku takuam Bledar Berberin dhe Mariglen Topuzin, të cilët i morëm në makinë. Gjatë rrugës, Laerti kërkonte vend ku do të hidhte trupin, ndërsa Bledari kishte chat dhe email. Pamë një rezervuar. Rrugës bënin edhe shaka, Marigleni i tha Laertit: ‘O lale, ma le ta bëj unë, të mësoj dorën’.”  – dëshmoi Tafani.

Kjo dëshmi përputhet me hetimet e deritanishme të prokurorisë, që ka rindërtuar itinerarin e viktimës dhe ka arritur në përfundimin paraprak se 25-vjeçari Fridman Xhaferraj nga Korça është vrarë për larje hesapesh pas prishjes së pazareve të drogës.

Ngjarja ndodhi më 2021, kur trupi i pajetë i Xhaferrajt u gjet në një rezervuar në fshatin Gjanc të Korçës, më 13 qershor. Sipas prokurorisë, viktima ishte liruar nga burgu vetëm pak ditë më parë dhe duhej të ishte në “arrest shtëpie” për një tjetër çështje penale, por e kishte thyer masën dhe ishte larguar nga banesa.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se më 22 maj, Xhaferraj është parë për herë të fundit në Lushnjë dhe më pas ka udhëtuar drejt Elbasanit ku është takuar me Lulzim Spahinë – i shpallur në kërkim për këtë vrasje – dhe një person tjetër me inicialet K.B.. Të tre kanë qëndruar në një hotel në Korçë, ku sipas prokurorisë, Xhaferraj është torturuar, lidhur, vrarë dhe më pas hedhur në rezervuar, në përpjekje për të zhdukur gjurmët. Versus.al

Poll