AKTUALITET /

Lamtumirë Artan Lame! Figurat publike shprehin ngushëllimet: I rrallë për Shqipërinë, deri ditën e fundit fliste për muzeun

Figura publike, politikanë, artistë e miq të ngushtë të Artan Lames kanë qenë paraditen e kësaj të marte në ambientet e Akademisë së Shkencave për t’i dhënë lamtumirën ish kreut të Kadastrës.

Shkruar nga Versus
Lamtumirë Artan Lame! Figurat publike shprehin ngushëllimet: I
Fotomontazh: Artan Lame dhe ceremonia mortore

Figura publike, politikanë, artistë e miq të ngushtë të Artan Lames kanë qenë paraditen e kësaj të marte në ambientet e Akademisë së Shkencave për t’i dhënë lamtumirën ish kreut të Kadastrës. Në fjalët e tyre të ndjera, disa figura publike dhe politikanë kanë shprehur ngushëllimet për një njeri me shumë vlera siç ishte Artan Lame.

Një deklaratë për mediat e ka dhënë edhe Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ku ndër të tjera veçoi çështjen e Detit si një pjesë ku Artan Lame kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Manja u shpreh se vendi ynë ka humbur një njeri të ditur dhe patriot.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh me fjalë të ndjera për figurën e tij, duke theksuar kontributin e jashtëzakonshëm që ai pati në jetën publike dhe institucionale të vendit.

“Nga sot, Tiranës dhe Shqipërisë do i mungojë një njeri i ditur dhe patriot, që vetëofrohej për të bërë gjërat më mirë në Shqipëri. Ka humbur jeta publike, jeta institucionale, por edhe shoqëria civile ka humbur një njeri unik. Ai ishte një intelektual me dije të gjithanshme.

Ai dinte të mbronte kauzat e tij me pasionin që kishte. Ai ka mbrojtur çështjen e detit me Greqinë. Mbrojti këtë çështje si pak kush. U prehtë në paqe”, deklaroi Manja

Ndihem me fat që e kam patur mik, bashkëudhtar në jetën publike, administrative. Njerëzit e ndershëm po i ikin më shpejtë sesa duhet këtij vendi, u preftë në paqe.”- tha Ulsi Manja.

Një deklaratë ka mbajtur edhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha i cili shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjarët e Artan Lames për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.

“Mikut të shqiptarëve, një njeriu me shumë vlera, një shtetdashësi I cili kontribuoi deri ditën e fundit të jetës së tij duke bërë çmos që simbolet, ceremonali, protokolli të ngrihet në lartësinë e duhru të një kombi që meriton respekt. Dhimbje shumë e madhe për një njeri që ia kushtoi jetën shtetit.”- tha Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

 Ministri i Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e ka cilësuar Lamen një kujdestar të Kulturës vendase.

“Vendi ynë ka humbur një kujdestar të lartë dhe unik të trashëgimisë kulturore dhe historike.
Kam komunikuar me të përpara kësaj fatkeqësie dhe tragjedie për familjen e tij dhe rrethin, për muzeun e koleksionit për të cilën punonte me miqtëë e tij të mirë. Jam tërësisht i dërrmuar.
Minimumi që të gjithë ne do btë bëjë është që të mbështesim muzeun në mënyrë që të nderojmë punën e tij”, tha ai.

Por përtej figurës së tij nga aspekti profesional, një fjalë që preku thellë ishte e mikut të tij, Auron Tares.  Ai ka theksuar se Lame nuk e mendoi kurrë që nuk do të vinte sepse deri në ditën e fundit jepte porosi në lidhje me muzeumin.

“Nuk është kollaj të flasësh në këtë ditë, por unë dhe miqtë e ngushtë tij kemi vendosur ta kujtojmë duke qeshur e duke treguar histori humori. Mendoj se ishim me fat që Lamja ishte pjesë e jetës sonë private dhe publike. I kujtojmë me humor të gjitha betejat dhe debatet që ziheshim, pasi në fund sërish e merrnim në telefon njëri-tjetrin. Lamja është një personazh që rrallë i vjen një shoqërie. Është një koleksionistët më të mëdhenj në rajon dhe unikal në Europë në lidhje me atë që ka koleksionuar. Ai donte që koleksioni i tij t’i mbetet popullit shqiptar”, tha Tare. Versus.al

Poll