
Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak momente më parë në Tiranë, duke vijuar për disa sekonda.
Sipas raportimeve, dridhjet kanë qenë të ndjeshme, sidomos në ndërtesat e larta.
Qendra Europiane e Tërmeteve dhe IGJEUM njoftojnë se magnituda ishte 3.5 Rihter, thellësia nga toka 10 kilometra, ndërsa epiqendra u lokalizua në fshatin Bërzhitë.
Për shkak të pranisë së epiqendrës shumë afër sipërfaqes, lëkundjet u ndjenë në të gjithë Tiranën.
Megjithatë, nuk ka vend për panik, pasi një tërmet me këtë magnitudë është i zakonshëm dhe nuk paraqet rrezik për banorët.
Sizmiologët theksojnë se tërmete të tilla nuk janë të rrezikshme dhe, përkundrazi, mund të kenë efekt pozitiv, pasi ndihmojnë në çlirimin e energjisë të grumbulluar nga fërkimi i pllakave tektonike, duke zvogëluar mundësinë e tërmeteve më të forta në të ardhmen.

