Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me seancën e parashikuar më 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese, që lidhet me kërkesën e paraqitur nga Erion Veliaj.
Në njoftimin zyrtar thuhet se institucioni është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar pjesëmarrjen e Veliajt në seancë.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë masat përkatëse që shtetasi Erion Veliaj të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në datë 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në reagim./Versus.al

