AKTUALITET /

Licensoi karburantin pa leje, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Duro: Kam firmosur sipas ligjit!

Mësohet se Duros i është komunikuar akuza disa ditë më parë.

Shkruar nga Versus

Licensoi karburantin pa leje, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duron nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Komunikimi i akuzës i është bërë kryebashkiakut pak ditë më parë. Sipas SPAK, dyshohet se Duro në shkelje të detyrës, ka licensuar një karburant që ishte ndërtim pa leje në Maliq.

Kallëzimi ishte depozituar më herët në SPAK nga një subjekt tjetër.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryebashkiakut të Devollit i cili në deklaratën e tij është shprehur  se nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre pasi ka firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji.

“Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji, nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre. Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.
Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, është shprehur Duro.

Duro është anëtar i Partisë Socialiste që prejt vitit 1994 ndërsa u zgjodh kryebashkiak i Devollit në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Më herët ka punuar si agjent doganor në pikën kufitare të Kapshticës. /Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: