AKTUALITET /

Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita: Lamtumirë, Heroi ynë!

Në fjalën e tij, Hita tha se efektivi që u vra në krye të detyrës nuk ishte thjesht një efektiv policie, ai ishte një punonjës shembullor në çdo strukturë ku shërbeu, duke lënë pas gjurmët e një profesionisti të palodhur dhe të një njeriu me integritet të lartë

Shkruar nga Versus

Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë sot në ceremoninë mortore për policin e vrarë Enea Mekolli.

Në fjalën e tij, Hita tha se efektivi që u vra në krye të detyrës nuk ishte thjesht një efektiv policie, ai ishte një punonjës shembullor në çdo strukturë ku shërbeu, duke lënë pas gjurmët e një profesionisti të palodhur dhe të një njeriu me integritet të lartë.

 Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:   Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:   Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:   Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:   Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:   Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:   Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:   Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:   Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:   Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:   Maliq, ceremonia mortore për policin e vrarë Enea Mekolli, Hita:  

Fjala e kryepolicit Hita

Lamtumirë, Heroi ynë

Sot, Policia e Shtetit, Korça, Maliqi dhe mbarë Shqipëria përulen me respektin më të thellë përpara Dëshmorit të Policisë, Inspektor Enea Mekollit.

Një djalë i ri, vetëm 34 vjeç, babai i një fëmije të shtrenjtë që sot mbeti pa krahun e tij më të fortë, një bashkëshort, një bir dhe një koleg i jashtëzakonshëm. Enea nuk ishte thjesht një efektiv policie, ai ishte një punonjës shembullor në çdo strukturë ku shërbeu, duke lënë pas gjurmët e një profesionisti të palodhur dhe të një njeriu me integritet të lartë.

Dje, ai ra heroikisht në krye të detyrës, gjatë një operacioni për kapjen e një personi të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai u flijua në përmbushje të misionit tonë të shenjtë, mbrojtjen e ligjit, të jetës së qytetarëve, të rendit dhe sigurisë publike.

Pikërisht këtu qëndron diferenca mes atyre që shkelin ligjin dhe atyre që sakrifikojnë edhe gjënë më të shtrenjtë, jetën, për të mbrojtur ligjin dhe qytetarët. Që nga momenti i asaj ngjarjeje tragjike, e gjithë Policia e Shtetit ka përjetuar orë të rënda dhimbjeje. Çdo punonjës policie, në çdo cep të vendit, e ka ndjerë këtë humbje si një plagë të vetën.

Përmes qindra mesazheve dhe shprehjeve të solidaritetit, gratë dhe burrat, djemtë dhe vajzat tona në uniformë kanë hapur zemrat për të ndarë këtë dhimbje me familjen e Eneas, duke i dhënë forcë asaj dhe mbështetje njëri-tjetrit.

Kjo valë solidariteti tregoi se ne nuk jemi thjesht një institucion shtetëror, ne jemi një familje e madhe, e lidhur nga misioni, sakrifica dhe ideali i përbashkët, ti shërbejmë Shqipërisë. Në Malin Bode, aty ku ligji dhe krimi u përballën egërsisht, Enea nuk bëri asnjë hap pas.

Ai dhe kolegët e tij dëshmuan se çfarë do të thotë të nderosh betimin ndaj Flamurit dhe Uniformës. Enea dha gjënë më të shtrenjtë, jetën e tij, që komuniteti të jetojë i qetë dhe i sigurt, ndërsa kolegu ynë, Edison Adri, u plagos dhe po lufton për jetën.

Të nderuar familjarë të Eneas,

Jam i tronditur nga kjo që ndodhi dhe e di mirë se nuk ka fjalë që mund t’jua lehtësojnë dhimbjen apo t’ju ndalin lotët sot. Kurajo, forcë dhe krenari për humbjen e Eneas, sepse ju nuk  jeni vetëm. Siç e dëshmoi reagimi i sinqertë i mijëra kolegëve në mbarë Shqipërinë, Policia e Shtetit do të jetë pranë jush në çdo kohë.

Fëmija i Eneas dhe e gjithë familja e tij do të kenë përherë mbështetjen tonë të pakursyer.

Ju rritët një bir të denjë të këtij vendi, një njeri që e deshi uniformën dhe detyrën deri në sakrificën më të madhe. Për këtë, ne do t’ju jemi mirënjohës përjetë.

Në këtë moment dhimbjeje, solidariteti dhe lutjet tona shkojnë edhe për Inspektor Edison Adrin, i cili mbeti i plagosur gjatë këtij operacioni. Edisonit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe rikthim të plotë pranë familjes dhe kolegëve të tij. Ai dhe Enea treguan se vëllazëria e uniformës është e pathyeshme.

Në këtë momente solemne përpara trupit të Eneas, përpara familjes së tij, miqve, shokëve, kolegëve dhe të gjithë shqiptarëve, dua t’ju jap një garanci të qartë dhe të palëkundur, se çdo rrethanë dhe çdo veprim i këtij operacioni do të shqyrtohet me seriozitetin më të madh.

Nga ana tjetër, krimi do të marrë përgjigjen që meriton. Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë ndodhet sot përballë drejtësisë dhe ne, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, do të ndjekim me vendosmëri çdo hap të procesit ligjor, që drejtësia të vihet plotësisht në vend.

Nga ana tjetër kjjo ngjarje është edhe një thirrje për qytetarët në mbarë vendin që duan ligjin, rendin dhe sigurinë, dhe që çmojnë vlerën e uniformës e të detyrës që kryejnë punonjësit e Policisë.

 Ata burra dhe gra, djem dhe vajza që shihni çdo ditë në rrugë, janë ata që në momentet e rrezikut nuk largohen, por ecin drejt tij për të mbrojtur jetën, sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve.

Mbështeteni Policinë tuaj, vlerësojeni sakrificën e saj, sepse shpeshherë kjo detyrë kërkon gjithçka, deri edhe jetën.

Sot përcjellim për në banesën e fundit, për t’u prehur në altarin e kombit, një punonjës policie të përkushtuar, humbja e të cilit është një plagë e pa shërueshme për familjen e tij, për Policisë e Shtetit dhe për çdo qytetar që beson te sakrifica e uniformës blu.

Enea tashmë radhitet mes më të mirëve të këtij kombi, mes atyre që flijuan jetën për të mirën e vendit dhe zbatimin e ligjit.

I dashur Enea, koleg, vëlla dhe nga sot, Dëshmor i Atdheut!

Ti e përfundove misionin tënd tokësor në mënyrën më heroike, por misioni ynë vazhdon. Modeli yt si një punonjës i shkëlqyer në çdo detyrë që mbajte, dhe uniteti që dëshmuan sot kolegët e tu, do të mbeten frymëzim për ne që të mos ndalemi kurrë në luftën kundër krimit dhe në shërbim të qytetarëve, sepse uniforma e Policisë së Shtetit nuk do të përkulet kurrë para krimit.

Sakrifica jote nuk do të harrohet kurrë.

Kujtimi yt do të jetojë në zemrat tona dhe do të shërbejë si dritë udhëheqëse për çdo efektiv që vesh uniformën e Policisë së Shtetit.

Lamtumirë, Heroi ynë!

I lehtë të qoftë dheu i Shqipërisë, të cilës i shërbeve me nder, përkushtim dhe dinjitet deri në frymën e fundit.

Lavdi të përjetshme kujtimit të Dëshmorit të Policisë dhe të Atdheut, Enea Mekolli! Versus.al

Poll