AKTUALITET /

FOTO/ Ky është Dorian Kasa, që i vendosi thikën në fyt policit në Tiranë

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:00, shtetasi Dorian Kasa iu afrua efektivit Loren Rama, i cili po menaxhonte trafikun, dhe tentoi t’i merrte armën e shërbimi

Shkruar nga Versus

FOTO/ Ky është Dorian Kasa, që i vendosi thikën në fyt

Zbulohet identiteti i 38-vjeçarit, Dorian Kasa që sulmoi efektivin e Policisë Rrugore mëngjesin e sotëm gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:00, shtetasi Dorian Kasa iu afrua efektivit Loren Rama, i cili po menaxhonte trafikun, dhe tentoi t’i merrte armën e shërbimit. Më pas, ai i vendosi një thikë në fyt punonjësit të policisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të efektivit Rama, sulmi u neutralizua në kohë, duke shmangur pasoja të rënda. Polici arriti të kontrollojë autorin dhe ta vërë në pamundësi veprimi deri në mbërritjen e forcave të tjera të rendit.

“Në një moment nuk e kuptova se kush ishte ky person, pasi nuk e njihja. Kur pashë që më vendosi thikën në qafë, reagova menjëherë dhe e kapa me të dyja duart”, mësohet të ketë deklaruar efektivi.

Policia bëri të ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë 38-vjeçarin për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestrua edhe thika e përdorur në sulm, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të ngjarjes. Versus.al

Poll