AKTUALITET /

Të shtunën dy protesta kundër projektit turistik, qytetarët të vendosur: Tubime në Zvërnec dhe në Tiranë, kërkesë kryesore dorëheqja e Ramës

Mësohet se nesër (6 qershor), do të mbahen dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, dhe kërkesa e tyre kryesore mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Shkruar nga Versus

Të shtunën dy protesta kundër projektit turistik, qytetarët

Të shtunën, Zvërneci do të jetë sërish kryefjalë e ditës, ku organizatorët e lëvizjes qytetare kanë menduar të mbajnë 2 protesta.

Mësohet se nesër (6 qershor), do të mbahen dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, dhe kërkesa e tyre kryesore mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimeve, protesta e parë do të zhvillohet në orën 10:00 në Zvërnec, ndërsa tubimi i dytë është planifikuar në orën 18:00 në Bulevardin e Tiranës, ku pritet të mblidhen sërish qytetarë nga zona të ndryshme.

Pjesëmarrësit kanë theksuar se, pavarësisht organizimit në dy qytete dhe orare të ndryshme, ata nuk e konsiderojnë veten të “përçarë”.

“Nesër në Zvërnec do të ketë protestë në Zvërnec në orën 10, ndërsa pasdite në orën 18:00 do të mblidhemi sërish në bulevard në Tiranë. Do ta thonë është përçarje por nuk jemi përçarë. Kemi një kërkesë: Rama ik! Protestë që nisi nga indinjata kur sheh se shteti është i pafuqishëm përballë kriminelit që tërheq zvarrë qytetarin, u kthye në një protestë që kërkon një Shqipëri më të mirë”, tha anjë qytetare.

Poll