AKTUALITET /

“Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti”, aktori Mehdi Malkaj mesazh Ramës nga protesta qytetare kundër projektit të Zvërnecit

Aktori Mehdi Malko dha dhe një mesazh, poshtë dritares së kryeministrit Rama, teksa ky i fundit ndodhet në Vlorë për 35-vjetorin e PS së degës së këtij qarku

Shkruar nga Versus

“Nëse e ndan mendjen që do rrish akoma, mjerë ti”,

Mijëra qytetarë të të gjitha moshave, të rinj e të reja, nëna me fëmijë, por dhe figura publike, artistë, i janë bashkuar protestës qytetare, që prej 6 ditësh po “ndezin” bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para Kryeministrisë.

Një prej tyre, aktori Mehdi Malkaj i bëri thirrje qytetarëve në protestë të rezistojnë përballë pushtetarëve që kanë shkelur popullin me këmbë.

Ai dha dhe një mesazh, poshtë dritares së kryeministrit Rama, teksa ky i fundit ndodhet në Vlorë për 35-vjetorin e PS së degës së këtij qarku.

“Nëse e ndan mendje që do rri akoma, mjerë ai. Do bëhet gjithmonë siç thoni juve, nuk diskutohet. Ç’kam konstatuar unë gjithë këto vite”, tha aktori Mehdi Malko.

Mehdi Malkaj: Unë mundohem me mish e me shpirt tu fal dashurit. O njerëz kudo ku jini hajdeni këtu se ka dashur pa hesap. Më tha njëherë që ai për kryeministrin, e ka ndarë mendjen që do e prishi teatri. Unë i thashë pse ti nuk e ndan mendoje  që të mos e prishi. Nëse e ndan mendje që do rri akoma, mjerë ai. Do bëhet gjithmonë siç thoni juve, nuk diskutohet. Ç’kam konstatuar unë gjithë këto vite.

Populli shqiptar është i shtrirë barkas, dhe mbi shpinën e tij kanë fshirë qelbësirllëqet e tyre të gjithë ata që kanë qenë pushtetar. Duhet të qëndrojmë në këmbë. Në këmbë. Dhe të kalojnë ata dhe të fshijmë ne këpucët mbi kurrizin e atyre qelbësirave. Të dashur miq, e keni vënë re është parcela parcela. Po e shet tjetri Shqipërinë si do ai. Shqipëria është pronë e shqiptarëve. Është prona jonë. Ne duhet të kujdesemi për atë. Mos të shikojmë rrugeçërit qelbësirat. Kështu janë. Kanë shkelur me këmbë një popull të tërë. Do bëjmë ne, si duam ne. Versus.al

Poll