
Protesta e 6-të kundër projektit të Zvërnecit ka mbledhur në sheshin para Kryeministrisë, mijëra qytetarë të cilët me pankarta në duar, kanë kërkuar anulimin e tij nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.
Protestuesit kanë bërë thirrje edhe kundër opozitës dhe liderit të saj, Sali Berisha.
Sikurse dhe në protestat e kësaj jave, këtë të premte dominon pjesëmarrja e moshave të reja por nuk mungojnë as nëna me fëmijë të vegjël në krah.

