
Në protestën para Kryeministrisë, përveç djemve e vajzave të reja, prindërve të tyre nuk kanë munguar nënat me fëmijë dhe gratë në pritje të ëmbël, sic ishte rasti i një protestuese që mori fjalën mbrëmjen e sotme.
Ajo tha se në këtë tubim ndodhet për të ardhmen e vajzës së saj që do të vijë në jetë.
“Jam krenare sot. Jam këtu për gocën që do të vij në jetë, për të ardhmen e Shqipërisë. Malet e bukura nuk ia lejomë t’ia shesim Amerikës. Shqipëria është e shqiptarëve, e fëmijëve që do të vijnë në jetë. Anullo projektin”, tha ajo.

