
Ashtu sic ishte paralajmëuar, protesta e 6-të e qytetarëve kundër projektit turistik në Zvërnec sapo ka nisur.
Qytetarë të shumtë kanë mbushur sheshin “Skënderbej” dhe me flamuj kuq e zi dhe flakadanë po marshojnë drejt bulervardit “Dëshmorët e Kombit” për t’ju drejtuar Kryeministrisë.
Po këtë mbrëmje, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me pronarët e tokës në zonën ku do të ndërtohet projekti.
Qytetarët dëgjohet të thërrasin në kor për largimin e Ramës; “Rama në burg”, “Berisha në burg”.

