AKTUALITET /

FOTO-LAJM/ “Po të shesin copa-copa moj Shqipni”, nëna e mbështjellë me flamur kuq e zi mes mijërave protesuesve lexon vargjet e një poezie

Një nënë e mbështjellë me flamurin kuq e zi, ishte pjesë e protestës kundër investimit në Zvërnec.

Shkruar nga Versus

FOTO-LAJM/ “Po të shesin copa-copa moj Shqipni”, nëna e

Nuk kanë munguar në protestën e së premtes në Tiranë, nëna që kanë rrëmbyer mikrofonin dhe i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama të dorëhiqet.

Një nënë e mbështjellë me flamurin kuq e zi, ishte pjesë e protestës kundër investimit në Zvërnec.

Me duart që i dridheshin, ajo lexoi vargjet e një poezie të shkruar prej saj të titulluar “Zëri i Atdheut” ku ajo flet për nënat ‘qyqare’ shqitare që i kanë bijtë rrugëve të botës në emigracion.

O atdhe i dashur, o nëna Shqipëri.

Bijtë e bijat që i rrite çfarë po të shkaktojnë ty.

Po të shesin copa copa pa të pytur fare.

Qeshin e zgërdhihen si hijena tinzare.

Se kështu u pëlqen me ty të bëjnë pazare.

Çohu shqiptar atdheun  ta shpëtojmë.

Nga këlyshët e komunizmit që akoma sundojnë.

Janë më të etur për pushtet se etërit e vet.

Poll