AKTUALITET /

'Martesat me zor' në draft Kodin e ri Penal, ironizon ish-zv/ministrja: Mama ime, me një nen të tillë do të ishte kalbur në burg!

Bashkëngjitur nenit, Beqiraj i drejtohet të ëmës me ironi: Mam, je me fat që u martova në të 28-tat, ndryshe do të ishte kalbur në burg...

Shkruar nga Versus
'Martesat me zor' në draft Kodin e ri Penal, ironizon
Irena Beqiraj

Ish-zv/ministrja Irena Beqiraj, ka komentuar në rrjete sociale nenin 15023 të draftit të Kodit Penal atë ndalimit të martesave me zor.

Në statusin e saj ish-zëvëndësministrja shkruan me se me një nen të tillë e ëma e saj do të ishte kalbur në burg pasi çdo ditë i kujtonte se duhej martuar.

Bashkëngjitur nenit, Beqiraj i drejtohet të ëmës me ironi: Mam, je me fat që u martova në të 28-tat, ndryshe do të ishte kalbur në burg...

Postimi i plotë të FB:

Mama ime, me një nen të tillë do të ishte kalbur në burg!

Që nga mosha 25 deri në 28 vjeç, nuk linte ditë pa më kujtuar se duhet të vendosja! Se shoqet e mia ishin martuar edhe se unë kështu siç e kisha nisur nuk do të vendosja kurrë.

Madje kur unë e bezdisur i kthehem plot nerv “se nuk kishte ardhur ora të martohesha”, ajo plot ironi e qesëndi më përgjigjet rrufe :

“Kurdise atë të shkretë ore se të ka mbetur më duket!

Ky po që do të ishte supernen! Mam, je me fat që vendosa 28, se aq shumë ma ke nxirë jetën me martesën sa  do të të kisha futur në burg!

'Martesat me zor' në draft Kodin e ri Penal, ironizon

 

Poll