AKTUALITET /

Mas*kra me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër, autori del para gjykatës nën masa të rrepta sigurie

Shkruar nga Versus

Mas*kra me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në Shkodër,

Sot del para gjykatës së Shkodrës Ragip Gila, 29 vjeçari i arrestuar për ngjarjen e ndodhur më 8 shtator ku vrau me armë zjarri dy persona dhe plagosi dy të tjerë.

Mëngjesin e sotëm i riu u shoqërua në gjykatën e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie me tre furgona policie.

Më herët ai ka deklaruar se shënjestra e tij ishte vetëm Erogen Vaso alias Bajroviç duke thënë se ky i fundit kishte patur konflikt me të dhe se e kishte kërcënuar. Nga ana tjetër biznesmeni Bajroviç i cili ka pranuar miqësinë e tij me fisin Bajri ka deklaruar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka probleme me askënd.

Lajmi në përditësim…

Tags:

ragip gila

Poll