Gjykata e Posaçme do të shqyrtojë sot kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për t’u liruar nga qelia e paraburgimit të Durrësit ku po mbahet prej më shumë se 2 muajsh.
Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjqytari i posaçëm, Erjon Bani i njëjti i cili i konfirmoi masën e arrestit me burg dy muaj më parë. Veliaj akuzohet për 2 vepra penale të korrupsionit pasiv në 9 raste dhe të pastrimit të parave. Ndërsa pritet që dosjes së tij t’i shtohet edhe akuzat e futjes së sendeve të paligjshme në qeli.
Pritet që avokatët e Veliajt të dorëzojnë edhe rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të lënies në burg. Ndërsa në shkresën e tyre dorëzuar gjykatës, kërkohej gjithashtu informacion mbi hetimet 2 mujore të SPAK për Veliajn.
Sipas SPAK, kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, kishin ngritur një mekanizëm të përfitimit të parregullt të fondeve publike nga bashkia e Tiranës, në të cilën ishin përfshirë edhe 6 biznesmenë, 5 prej të cilëve janë në detyrim paraqitje, ndërsa Elman Abule në arrest shtëpie. Versus.al








