AKTUALITET /

Mbi një muaj nga zhdukja e mistershme e australianit në Valbonë, mediat e huaja: Mund të jetë sulmuar

Turisti 28 vjeçar u pa për herë të fundit më 13 tetor, ndërsa një prej vullnetarëve të ekipit të kërkim shpëtimit tha se besonte se alpinisti mund të jetë sulmuar nga një ari i murmë.

Shkruar nga Versus
Mbi një muaj nga zhdukja e mistershme e australianit në Valbonë,
Cameron Tuis, turisti australian i zhdukur në Valbonë

Kur ka kaluar mbi më shumë se një muaj nga zhdukja e alpinisit australian Cameron Tuis në Shqipëri, është rritur frika se 28 vjeçari mund të jetë sulmuar për vdekje nga një ari i murmë.

Daily Mail shkruan se për herë të fundit, i riu u pa më 13 tetor në një shteg prej 17 kilometrash mes Valbonës dhe Thethit në alpet shqiptare. Ai po udhëtonte i vetëm pa një udhërrëfyes.

Policia dhe vullnetarët e shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë dhe Kosovës kaluan dy javë në kërkim të tij, por asnjë gjurmë nuk u gjet nga 28 vjeçari australian.

Në një intervistë për median angleze, një prej vullnetarëe të ekipit të kërkimit, tha se kishte shumë mundësi që Cameron të jetë sulmuar nga një ari i murmë.  Sulme të tilla janë jashtëzakonisht të rralla me vetëm 200 grabitqarë ende në natyrë, por disa nga kafshët dihet se janë në afërsi të shtegut.

Udhërrëfyesi turistik Arben Kola i tha gazetarit britanik se fillimisht mendoi se zoti Tuis mund të ishte çorientuar në një udhëkryq të ndërlikuar në shteg. Megjithatë, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit kanë përcaktuar se alpinisti kishte ndjekur rrugën e duhur përpara se të zhdukej.

"Kjo vetëm shton misterin," tha zoti Kola.

Kjo është hera e dytë në dy muaj që një turist i huaj zhduket pa lënë gjurmë. Më herët është zhdukur një turist lituanez, sendet e të cilit u gjetën në një hotel ku po qëndronte në Shkodër.

Një mikeshë e australiznit të zhdukur tha se për herë të fundit kishte dëgjuar nga ai se po pinte një vodka me një shqiptar të rastësishëm.

"Ky ishte Cameron për një tee, i pëlqen të flasë dhe të përzihet në çdo gjë. Ai ishte udhëtari i përsosur dhe gjithmonë bënte miq kudo që shkonte”- tha ajo.

Flanagan tha se zoti Tuis ishte nisur në shtegun e Valbonës me një grup turistësh nga qyteti, por kur pa një rrugë të shkurtër, vendosi ta bënte atë vetëm. Versus.al

Poll