AKTUALITET /

“Më sulmoi sapo u shkëputa nga shoqëria”, zbardhet dëshmia e adoleshentes italiane që u abuzua sek*ualisht nga i riu në Durrës

Autori pretendon se çdo gjë kishte ndodhur me dëshirën e 18 vjeçares italiane.

Shkruar nga Versus

“Më sulmoi sapo u shkëputa nga shoqëria”, zbardhet

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në zonën e plazhit të Durrësit ku një 18 vjeçare italiane u abuzua seksualisht nga 26 vjeçari Leonardo Preza, me precedentë të mëparshëm penalë.

Sipas dëshmisë së italianes, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të 5 shtatorit teksa ajo sapo kishte dalë nga hoteli ku po qëndronte me shoqërinë për t’u ulur tek shezlongët përballë.

18 vjeçarja ka treguar se në atë moment, i është afruar autori i cili e ka sulmuar fizikisht dhe pavarësisht rezistencës së saj ai kishte abuzuar seksualisht me të.

“Gjatë natës kemi qenë me shoqërinë dhe kemi konsumuar edhe pije alkoolike. Për një çast unë jam larguar prej grupit dhe jam ulur në një shezlong që gjendej disa metra larg hotelit. Kjo ka ndodhur rreth orës 05 e 30 minuta afërsisht të mëngjesit të 5 shtatorit. Gjatë kësaj kohe më është afruar një person i cili më ka sulmuar dhe me gjithë tentativat e mia për t’u mbrojtur, më ka përdhunuar pas rezistencës time. Më pas ai është larguar. Unë erdha te juve për të bërë kallëzim lidhur me këtë ngjarje”, ka deklaruar në polici 18-vjeçarja italiane.

Pas kallëzimit në polici dhe këqyrjes së kamerave, u arrestua 26 vjeçari Leonardo Preza. Ky i fundit ka mohuar akuzën e 18 vjeçares duke pretenduar se çdo gjë kishte ndodhur me dëshirën e saj. Versus.al

Poll