
Kamarieri i dhunuar nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor të Vlorës, Ardian Isufi, në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës ka dhënë dëshminë e tij pë mediat.
I riu, sapo kishte mbushur 18 vjeç, tregoi se konflikti nisi për një shishe uji, ndërsa ai thjesht po kryente detyrën.
Deklarata e të riut:
Quhem Aron Balaj dhe jam 18 vjeç. Punoj te “Regina Garden”. Rreth gjysmë ore pasi fillova turnin, erdhën dy zotërinj dhe u ulën në një tavolinë. Porosinë ua mori dikush tjetër, ndërsa unë u caktova ta çoja porosinë te tavolina e tyre.
Porosia përfshinte: një shishe ujë të madh, një bidon të vogël uji dhe një makiato. Ia çova porosinë në tavolinë, por njëri prej tyre më tha:
"O vëlla, vetëm një ujë më sill se ai tjetri është rrot* që sjell kështu ujë."**
Pastaj shtoi:
"O vëlla, ta heq unë këtë ujë," dhe filloi të shante rëndë, me fjalë të ndyra 3-4 herë.
Unë i mora ujët nga tavolina dhe i thashë:
"O vëlla, po ta heq unë ujët, s’ka nevojë të shash. Ai tjetri nuk e ka bërë me qëllim, nuk është që të fut ty në telashe."
Pasi ia mora ujët, ndodhi diçka e papritur:
Dy burrat (rreth 40 vjeç e sipër) erdhën nga pas meje te banaku. Njëri më kapi me dorë dhe më tha:
"Pse flet me por*?"**
I thashë:
"Të lutem, mos më kap me dorë."
Pastaj erdhi edhe tjetri dhe më goditi tri herë me shuplakë dhe dy herë me grusht, aty në mes të lokalit. Arsyeja ishte sepse ua kisha çuar një bidon uji më tepër, kaq ishte e gjitha. Vetëm për këtë, u godita fizikisht, edhe pse sapo i kisha mbushur 18 vjeç./Versus.al
View this post on Instagram







