Elbasan- Një operacion i madh antidrogë është realizuar gjatë mbrëmjes së kaluar në qarkun e Elbasanit. Mësohet se policia ka arrestuar 40 persona ndaj të cilëve janë caktuar masat e arrestit me burg nga gjykata.
Gjatë operacionit që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, janë sekuestruar 3 armë zjarri tip kallashnikov, pistoleta dhe drogëra të ndryshme.
Forca të shumta policie zbarkuan në qytetet e Përrenjasit, Librazhdit, Gramshit, Peqinit, Cerrikut, Elbasanit dhe Belshit për të bërë të mundur arrestimin e 40 personave. Ende nuk ka informacione mbi identitetet e të arrestuarve, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar. Versus.al







