Tiranë- Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Astirit gjatë mesditës së sotme.
Zjarri përfshiu apartamentin në katin e tretë të një pallati duke bllokuar disa banorë brenda. Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka vonuar duke u ngjitur me shkallë për t'u dhënë ndihmën e nevojshme banorëve.
Tymi mbuloi zonën përreth, por me ndërhyrjen e zjarrfikësve situata u normalizua. Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Versus.al
