
Shkodër- Rreth mesditës së sotme është përfshirë nga flakët një kabinë elektrike në një pallat në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.
Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik të Draçinit. Për pasojë, nga përhapja e flakëve të nënstacionit, është shkaktuar zjarr edhe në magazinën në pronësi të 34 vjeçares R.L.
Fatmirësisht nga flakët ka vetëm dëme materiale, por një pjesë e madhe e qytetit të Shkodrës ka mbetur pa drita. Versus.al







