AKTUALITET /

Merr flakë qendra e azilkërkuesve në Babrru

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, pasi personat që ndodheshin brenda qendrës janë evakuuar në kohë.

Shkruar nga Versus

Merr flakë qendra e azilkërkuesve në Babrru

Tiranë- Qendra e azilkërkuesve në Babrru është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Personat që ndodheshin brenda qendrës janë evakuuar në kohë dhe fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. 

Zjarrfikësit, kanë shuar flakët dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit. 

"Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.

Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit"- thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: