Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 16 tetor, ora 09:30 kërkesën e bërë nga ish-presidenti Ilir Meta për prishjen e vendimeve të GJKKO e Apelit dhe lirimin e tij nga qelia e paraburgimit.
Relatore për shqyrtimin e kërkesës së Metës do të jetë Albana Boksi, ndërsa anëtarë janë përcaktuar Sokol Binaj e Medi Bici. Kryetari i Partisë së Lirisë kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë duke pretenduar se hetimet ndaj tij janë përfunduar dhe se nuk ka rrezik për të prishur provat.
Më herët, avokati i Metës, Kujtim Cakrani ka shprehur bindjen se ish-presidenti i Republikës, do të lirohet nga burgu brenda muajit tetor. Meta akuzohet për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA për ish-LSI-në. Të pandehura janë marrë edhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe nëna e saj Fatime Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixho e Ema Çoku, bashkëpunëtorë të tyre. Versus.al







