POLITIKË /

“Brenda tetorit del nga burgu”, avokati i Metës: Po shkruan një libër, do shihni çudira

Duke mos e cilësuar se çfarë përmban libri që po shkruan Meta, avokati tha se mediat do të merren gjatë me kreun e Partisë së Lirisë.

Shkruar nga Versus

“Brenda tetorit del nga burgu”, avokati i Metës: Po shkruan

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në A2Cnn se është i sigurt se kreu i Partisë së Lirisë do të lirohet nga paraburgimi brenda këtij muaji.

Pavarësisht se Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, Cakrani shprehet i bindur se klienti i tij do të jetë i lirë.

“Zoti Meta do të dalë këtë muaj, së shpejti do ta keni në studio. Mund ta pyesni nga afër për të gjitha gjërat. Ai ka shumë gjëra për të thënë”, u shpreh Cakrani.

Mes të tjerash, avokati tha se Meta është duke përgatitur edhe një libër që sipas tij do të sjellë “çudira”.

“Do të rrëfehet për shumë gjëra. Do të merreni gjatë me zotin Meta. Ai po shkruan edhe një libër dhe do të shikoni çudira”, theksoi avokati. Versus.al

Poll