AKTUALITET /

Meta në gjyq: Jam i divorcuar, s’mbaj përgjegjësi për veprimet e Kryemadhit

Ish-presidenti reagoi në seancën në GJKKO pas leximit të provave nga SPAK, ndërsa gjykata pritet të vendosë për gjykimin e shkurtuar të tre të pandehurve të tjerë

Shkruar nga Versus

Meta në gjyq: Jam i divorcuar, s’mbaj përgjegjësi për

Ilir Meta ka reaguar në seancën gjyqësore në GJKKO, pasi përfaqësuesit e SPAK lexuan prova nga dosja hetimore që, sipas prokurorisë, faktojnë përgjegjësitë e tij dhe të Monika Kryemadhi për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Gjatë fjalës së tij në sallën e gjyqit, Meta deklaroi se nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e ish-bashkëshortes, duke theksuar se përgjegjësia penale është individuale.

“Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj: në seancën paraprake edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori. Unë kam statusin ‘i divorcuar’. Unë mos të mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën pa dijeninë time. Përgjegjësia ime është individuale. Më trego një shpenzim që kam bërë unë. Edhe orën e kam prej para 20 vitesh. Nuk u kushtoj shumë rëndësi këtyre”, u shpreh Meta.

Seanca në GJKKO vijon mes debateve të palëve lidhur me provat dhe kërkesat procedurale, ndërsa gjykata pritet të vendosë nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar për tre të pandehurit e tjerë në dosje.

Bëhet fjalë për Ema Çoku, mikeshë e Monika Kryemadhit, si dhe nënën e kësaj të fundit, të akuzuara për pastrim parash, ndërsa Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion.

SPAK ka marrë të pandehur Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, në lidhje me çështjen CEZ-DIA dhe lobimin e ish-LSI-së në SHBA.

 

 

Poll