
Avokati Kujtim Cakrani i cili asiston avokatin Genc Gjokutaj në mbrojtjen ligjore të kreut të PL-së Ilir Meta, është paraqitur së fundmi në SPAK ku do t’i komunikohen akuzat që rëndojnë ndaj Metës.
Ky i fundit, ish-bashkëshortja e tij dhe tre persona të tjerë në dosjen e njohur si “CEZ-DIA’ janë marrë sot të pandehur zyrtarisht nga SPAK që mbylli hetimet. Pas mbylljes së veprimeve hetimore, dosja do t’i kalojë Gjykatës së Posaçme ku do të vendoset një datë në të cilën do merret vendimi për nisjen e gjykimit, pushimin e çështjes, apo kthimin për veprime të mëtejshme hetimore.
Ilir Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar nën akuzë për tre vepra penale: mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Versus.al







