AKTUALITET /

“Metamorfoza”/ Vrasje me pagesë e ‘tentakula’ deri në drejtësi, SPAK kërkon 74 vite burg për 7 të pandehurit

Të pandehurit do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, kështu që në rast se deklarohen fajtorë dënimi i tyre do të ulet.

Shkruar nga Versus

“Metamorfoza”/ Vrasje me pagesë e ‘tentakula’ deri

Prokuroria e Posaçme jep pretencën për 7 prej të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”. Të  pranishëm në seancë ishin Edmond Preka dhe Oltian Bistri.  Konkretisht SPAK kërkon:

15 vite burg për Behar Bajrin

14 vite burg për Pëllumb Gjokën

11 vite burg për Edmond Prekën

10 vite burg për Asmer Bilalin

9 vite burg për Ardit Hasanbegajn

6 vite burg për Xhevahir Litën

9 vite burg për ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri. Për këtë të fundit, SPAK ka kërkuar edhe konfiskimin e pasurisë që llogaritet deri në 1.3 milionë euro. 

Ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri akuzohet për korrupsion pasiv, zbulime të sekreteve hetimore dhe pastrimin e parave.

Ish-prokurori Xhevahir Lita akuzohet për korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë. Për personat që ende ndodhen në kërkim mes tyre edhe Ervis Martinaj, SPAK ka veçuar hetimin. Dhjetra operacione janë bërë për gjetjen e Martinaj, por deri tani nuk kanë arritur në asnjë konkluzion zyrtar në lidhje me fatin e tij. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022.

Grupi kriminal akuzohet për vrasje me paramendim, vrasje të mbetura në tentativë dhe korrupsion të zyrtarëve të drejtësisë.  Biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohet për akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndojit (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Po ashtu akuzohet për sigurimin e kushteve për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorian Lulin dhe Ibrahim Licin të cilat mbetën ngjarje në tentativë. Dyshohet se Gjoka ka bashkëpunuar për vrasjen e Gjin Ndojit me Behar Brajoviq, (Bajri), dhe Edmond Prekën të cilët po ashtu akuzohen për vrasje. Behar Bajri, akuzohet po ashtu edhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Kleant Musabelliut, Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Për të siguruar kushtet për vrasjen e Kleant Musabelliut akuzohet edhe Edmond Preka, ish-shoferi i Gjokës, ndërsa Astmer Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. Ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, akuzohet për sigurim i kushteve për vrasje të Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit.

Ngjarjet kriminale u zbuluan pas zbardhjes së mesazheve të kryera mes anëtarëve të grupit kriminal në aplikacionet e fshehta “Encro chat” dhe “SkyEcc”. Versus.al

Poll