AKTUALITET /

Mijëra hektarë tokë dhe banesa të përmbytura, si paraqitet situata në Durrës, 848 banorë të evakuuar

Shkruar nga Versus

Mijëra hektarë tokë dhe banesa të përmbytura, si

Qarku i Durrësit është ndër më të prekurit nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Prej 4 ditësh një numër i madh banesash mbeten ende nën pushtetin e ujit, ndërsa prefektura ka njoftuar se situata në lumenjtë Ishëm dhe Erzen është drejt normalizimit dhe se ka rënie të ndjeshme të nivelit të ujit.

Në total në këtë qark janë evakuuar 848 banorë, ndërsa janë verifikuar 4067 banesa për të përllotaritur dëmet e shkaktuara.

Njoftimi i prefekturës së Durrësit:

Situata në territorin e Bashkisë Durrës Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të ulet dhe mesatar por pa shkatuar probleme ne akset rrugore dhe në lumejt. Strukturat e Bashkisë dhe ato të strukturave operacionale të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.

Në lumin Erzen dhe Ishëm situata është duke u normalizimit pasi ka pasur rënie të dukshëm të nivelit të ujit.

Evakuimet dhe akomodimi; Janë evakuuar gjithsej 848 banorë. Janë mbajtur 1453 akte konstatimi, janë verifkuar 4067 banesa.

Grupet e punës janë terren, 508 specialist do vazhdojnë me vlersimin e dëmeve dhe në ditët në vazhdim deri në evidentim të plot të situatës emergjente.

Nga Drejtoria e Rezervave Shtetëtorore janë siguruar 1100 pako ushqimore, nga të cilat:

350 pako ushqimore janë dërguar pranë ambjenteve të Kavalishencës, Shtëpisë së Pushimit së Ministrisë së Brendshme  me 3 vakte për 5 ditë për qytetarët e strehuar .

Është siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Reervave Shtetërore 400 pako ushqimore nga të cilat janë ndarë në zonën e Durrësit të Ri ( ish – Këneta), si dhe Plazh.

350 Pako ushqimore jane shperndarë në Sukth. Në Sukth dhe Katund të ri janë përmbytur 2800 ha.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjen me komitetin e Emergjencave tha se do të ketë dëmshpërblim për personat e dëmtuar nga përmbytjet, ndërsa përmendi edhe ndikimin e qytetarëve në situatën aktuale në disa zona të Durrësit ku tha se plehrat nuk hidheshin nëpër kosha, por nëpër kanale. Versus.al

Poll