AKTUALITET /

Miratohet në parim marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Serbi

Pavarësisht marrëveshjes, nuk ka asnjë shifër mbi numrin e shqiptarëve apo serbëve që përfitojnë nga njohja e pensioneve.

Shkruar nga Versus

Miratohet në parim marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Serbi

Marrëveshja Shqipëri-Serbi për pensionet është miratuar në parim. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ministri Gonxhe e konsideron këtë marrëveshje si përfituese për punëtorët shqiptarë në Serbi apo ata serbë në Shqipëri, pavarësisht se nuk ka detaje mbi numrin konkret të tyre, gjë që vihet re edhe në VKM-në e miratuar nga qeveria. 

Postimi i plotë i Gonxhes:

Miratohet në parim Marrëveshja Shqipëri–Serbi për Sigurimet Shoqërore! Ky është një zhvillim i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve që jetojnë dhe punojnë në të dy vendet.

Marrëveshja synon të garantojë që periudhat e sigurimit, kontributet dhe përfitimet sociale të njihen ndërshtetërisht, duke lehtësuar qasjen në pensione dhe përfitime të tjera të mbrojtjes shoqërore.

Kush përfiton?

Punëtorët shqiptarë në Serbi dhe punëtorët serbë në Shqipëri.

Marrëveshja është negociuar sipas standardeve të BE-së, duke u bazuar në rregulloret e Këshillit dhe Parlamentit Evropian për koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore. Tetër hap drejt mbrojtjes sociale pa kufij dhe integrimit europian!

Më herët, Shqipëria ka arritur të bëjë marrëveshje me Italinë për njohjen e sigurimeve shoqërore për punonjësit shqiptarë në Itali dhe ata italianë në Shqipëri. Po ndikimi i saj është tepër i madh për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që punojnë në shtetin Italian. Versus.al

Poll