AKTUALITET /

"Mirëmbajtja rrugore, Gener 2", si ishte kamufluar furgoni me arsenal armatimesh në Tiranë! I i arrestuari: Se di kush i futi

Mjeti ishte parkuar pranë banesës të të arrestuarit, Eugert Sino dhe qëndronte aty prej një muaji. Grupi është kapur me anë të përgjimeve dhe dyshohet se operacioni është bërë për llogari të SPAK.

Shkruar nga Versus
"Mirëmbajtja rrugore, Gener 2", si ishte kamufluar furgoni me
Eugert Sino, armët e zjarrit dhe furgoni ku ishin fshehur

Detaje të reja janë mësuar nga arsenali i armëve të zjarrit të sekuestruara mbrëmjen e së martës në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Armët e zjarrit ishin të fshehura në një furgon që mbante mbishkrimin “mirëmbajtja rrugore” si kamuflim, ndërsa prej një muaji qëndronte i parkuar në një zonë. Gjithashtu si logo e furgonit vihet re "Gener 2", një kompani ndërtimi me bazë në Tiranë. Mjeti është në emrin e 34 vjeçarit të arrestuar, Eugert Sino i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij.  Ky i fundit ka deklaruar në polici se nuk kishte dijeni mbi armët dhe se nuk e ka idenë se kush mund t'i ketë futur në furgonin e tij. 

Fillimisht është ndërhyrë nga policia rrugore e cila i ka kërkuar që të lëvizte mjetin pasi bllokonte rrugën. Më pas sapo kanë konstatuar armët, është bërë ndërhyrja, por mësohet se për rreth 1 muaj ky furgon ka qenë nën monitorim.

"Mirëmbajtja rrugore, Gener 2", si ishte kamufluar furgoni me "Mirëmbajtja rrugore, Gener 2", si ishte kamufluar furgoni me  

Arsenali i armëve dyshohet se vinte nga Kosova për t’u përdorur nga një grup kriminal që kishte shkrirje në Burrel, Laç dhe Tiranë. I arrestuari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa po punohet për kapjen e dy personave të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik për shkak të hetimeve.

Për këtë bazë armatimi të zbuluar ka reaguar edhe drejtori i policisë, Ilir Proda i cili thotë se falë këtij operacioni është mundësuar parandalimi i ngjarjeve kriminale që mund të kryheshin me këto armë. Versus.al

Poll