
Pavarësisht se shumica prej tyre kanë eksperiencë disa vjeçare si deputetë të Kuvendit, kur erdhi puna për të votuar pro kërkesës së tyre për shkarkimin e Niko Peleshit, pjesa më e madhe e deputetëve të PD nuk votuan.
Për të sqaruar këtë, foli Belind Këlliçi i cili tha se shkak është bërë fakti se deputetët nuk e dinin se çfarë ishte hedhur për votim.
“Nëse e shihni edhe nga pamjet, një pjesë e deputetëve kërkonin informacion se cfarë ishte hedhur për votim dhe nuk merrej sqarimi dhe nuk jepej sqarimi. Për të sqaruar opinionin publik sqarojmë se të gjithë deputetët e opozitës kanë qenë të vendosur për të shkarkuar pro kërkesës për shkarkim të kreut të kuvendit por në pamundësi për të kuptuar se cfarë ishte hedhur në votim nga drejtuesja e senacës, një pjesë e tyre nuk kanë marrë pjesë në votim”- u shpreh Këlliçi.
Kështu kërkesa e tyre e pretenduar me javë të tëra për shkarkimin e Niko Peleshit, nuk u votua nga vetë demokratët. Versus.al

