AKTUALITET /

Mln euro evazion fiskal, lihen në qeli CEO dhe zyrtarët e “Bankers Petroleum”, përfaqësuesit kinezë nuk u lejuan në gjyq

Më herët kompania ka mohuar pretendimet e prokurorisë së Fierit duke deklaruar se ka qenë e rregullt në raport me tatimet.

Shkruar nga Versus
Mln euro evazion fiskal, lihen në qeli CEO dhe zyrtarët e
Ish-drejtori Leonidha Çobo dhe CEO aktual Hongping Xiao

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat për 10 prej zyrtarëve të përfshirë në skemën e mashtrimit fiskal të kompanisë “Bankers Petroleum” që dyshohet se për 20 vite me radhë ka kryer evazion fiskal duke deklaruar vetëm humbje, ndërkohë që kishte nxjerrë mld euro fitim nga shitja e naftës brenda dhe jashtë vendit.

Përfaqësuesit e ambasadës kineze nuk u lejuan të ndjekin nga afer seancën. Gjykata e shkalles së parë disa javë me parë caktoi “arrest me burg” për ish-drejtorin Leonidha Çobo dhe drejtorin aktual Hongping Xiao.

Prokuroria i akuzon të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim për veprat penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal. 

Për rastin reagoi më herët edhe kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale ku i bëri thirrje prokurorisë së Fierit "ti nxjerrë ujin e zi" kompanisë që e ka patur me koncesion 20 vjeçar vendin e nxjerrjes së naftës në Patos-Marinëz. Versus.al

Poll