Dalin në dritë detaje të reja nga mbytja e 7 vjeçarit shqiptarit, ngjarje e cila ka tronditur mbarë opionion publik në Kretë.
Sipas medias greke Prothema nëna e 7 vjeçarit e cila u arrestua nga policia greke me akuzën vrasje nga pakujdesia është liruar me urdhër të prokurorit publik.
Po sipas kësaj media nëna e djalit ka dëshmuar se ka qenë në shtëpi me 7 vjeçarin dhe foshnjën tjetër të saj kur papritur i ka humbur nga sytë.
Më pas ajo ka dëshmuar se doli menjëherë për ta kërkuar por tragjedia tashmë kishte ndodhur.
“Prindërit e kërkonin, ai doli nga shtëpia pa e kuptuar. Ky fëmijë e donte shumë detin, e frekuentonte rregullisht. Ai u gjet vetëm dhe kur e zbuluan ishte tepër vonë” është shprehur Pavlos Baritakis, kryebashkiak i Viannos.
“Nuk frynte erë, por kishte valë, deti është shumë i rrezikshëm, sepse ka rryma. Ishte rryma që e solli në port, por në një gjendje ku kishte humbur ndjenjat. Kishte një puls të lehtë, por nuk merrte frymë. Kur ambulanca mbërriti ishte tepër vonë”, tha një dëshmitar okular.
Media greke shton në shkrimin e saj se prindërit dëshirojnë ta varrosin fëmijën e tyre në Shqipëri, por gjendja e tyre financiare nuk arrin ti mbulojë shpenzimet e varrimit dhe nisur nga kjo Shoqata Kulturor Arvi ka bërë një njoftim, ku kërkohet ndihmë për familjarët e 7 vjeçarit.
E shokuar dhe me lot në sy mësuesja e vogëlushit shqiptar shprehet: “Ai ishte një fëmijë i përsosur. Tashmë është një ëngjëll.
Familja e 7 vjeçarit shqipar jetonin vitet e fundit në Arvi.
Ata janë punëtorë ditorë dhe punojnë kryesisht në sera.
Sipas banorëve të zonës, ata janë njerëz të shkëlqyer që kujdesen për familjen e tyre.







