AKTUALITET /

“Mos bëni foto sikur punoni”, banori nxjerr skandalin në Kukës, liqeni i mbuluar nga mbeturinat

Aktivisti Ben Trota u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë për pastrimin e mbetjeve që kanë mbuluar liqenin e Kukësit.

Shkruar nga Versus

“Mos bëni foto sikur punoni”, banori nxjerr skandalin në

Pamje skandaloze janë ato që shihen në Kukës së fundmi ku liqeni i Fierzës duket se është kthyer në një vatër grumbullimi mbetjesh në nisje të sezonit turistik.

Bidona, plastikë e mbetje të tjera pluskojnë mbi liqen duke krijuar një panoramë tejet shqetësuese për mjedisin. Situata duket të jetë përkeqësuar si pasojë e rritjes së nivelit të prurjeve nga Drini i Bardhë dhe Drini i Zi të cilët sjellin mbetje edhe nga territoret e Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

 

Aktivisti Ben Trota i cili ka publikuar një video nga situata shqetësuese, u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të angazhohen për të pastruar zonën pasi situata paraqitet tepër e rëndë. Versus.al

Poll