AKTUALITET /

“Mos u beso atyre që të premtojnë vizë amerikane”, ambasada e SHBA njoftim për qytetarët shqiptarë

Sipas ambasadës, agjencitë kanë qëllim kryesor fitimin e parave dhe jo këshillat e mira për qytetarët që duan të pajisen me viza amerikane.

Shkruar nga Versus

“Mos u beso atyre që të premtojnë vizë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku këshillon qytetarët shqiptarë që të kenë kujdes nga ofertat që bëjnë agjenci të ndryshme për t’i ndihmuar në aplikim për vizë amerikane në këmbim të parave.

njoftim thuhet se në rast të plotësimit me të dhëna të rreme të aplikimit, përgjegjës do të jetë personi që bën aplikimin dhe jo agjencia.

“Mos i beso askujt që të premton të marrësh një vizë amerikane në këmbim të parave. Agjencitë e vizave kanë si qëllim kryesor të fitojnë para, jo të të japin këshilla të mira. Nëse ata e plotësojnë aplikimin tënd gabim ose me informacion të rremë, ti je përgjegjës. Aplikimi do të refuzohet dhe çdo vizë e vlefshme mund të anulohet”- bën me dije ambasada ndërsa kërkon që personat e interesuar për vizë amerikane të aplikojnë në këtë link: https://bit.ly/4lfcAJL 

Kjo thirrje për vigjilencë nga ambasada vjen edhe pas rasteve të mashtrimit që janë zbuluar në periudha të ndryshme në vend, ku persona të caktuar në këmbim të shumave të mëdha të parave, u premtonin qytetarëve të ndryshëm vizë turistike amerikane. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: