AKTUALITET /

Moti i keq dëmton çatinë e spitalit të Pukës! Dy pavione jashtë funksionit, evakuohen pacientët

Pavioni i Patologjisë dhe i Pediastrisë së spitalit të Pukës, kanë dalë jashtë funksionit.

Shkruar nga Versus
Moti i keq dëmton çatinë e spitalit të Pukës! Dy
Foto nga spitali i Pukës

Disa qarqe të vendit u përfshië mbrëmjen e djeshme nga moti i keq me rrebeshe shiu, erë të fortë dhe shkarkesa elektrike.

Mësohet se që prej mbrëmjes së djeshme, Puka ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa si pasojë e erës së fortë, është shkëputur çatia metalike e spitalit rajonal. Për pasojë, dy pavione kanë dalë jashtë funksionit.

Moti i keq ka shkaktuar problematika me energjinë elektrike edhe në disa njësi administrative të Shkodrës dhe të Bulqizës ku qindra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Gjithashtu në Rrugën e Arbrit dhe në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz ka rëshqitje të dherave dhe gurëve në rrugë. Pavarësisht kësaj, në Rrugën e Arbrit nuk është bllokuar qarkullimi. Ndërkohë shkëputje të energjisë elektrike ka edhe në Vaun e Dejës. Versus.al

Poll