AKTUALITET /

Moti i keq kap në befasi fermerët në Vlorë, breshëri dëmton sipërfaqe të tëra të mbjellash

Shkruar nga Versus

Moti i keq kap në befasi fermerët në Vlorë, breshëri

Pasditen e sotme, vendi ynë u përfshi nga reshjet e dendura të shiut. Në disa fshatra të luginës së Vjosës pati reshje të dendura breshëri që shkaktuan dëme të konsiderueshme në sektorin e bujqësisë.

Sipërfaqe të tëra të mbjella janë dëmtuar nga stuhia e papritur që përfshiu zonën. Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në pemëtari dhe vreshtari ku breshëri ka rrëzuar disa pemë dhe hardhi duke rrezikuar prodhimin e këtij sezoni.

Banorët e fshatrave Adë, Cakran dhe Vreshtas u shprehen të shqetësuar, pasi humbja e lulëzimit pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rendiment, duke rënduar ekonominë e tyre që mbështetet kryesisht te bujqësia. Versus.al

Poll