AKTUALITET /

Ndërkombëtarët në SPAK! Pas SHBA e BE, përfaqësuesit e OSBE mbërrijnë në Prokurorinë e Posaçme

Shkruar nga Versus

Ndërkombëtarët në SPAK! Pas SHBA e BE,

Ditën e sotme përfaqësues të misionit vëzhgues të OSBE-së kanë mbërritur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku do të zhvillojnë një takim me kreun Altin Dumani dhe prokurorë të tjerë.

Mësohet se takimi lidhet me misionin e OSBE për klimën elektorale para zgjedhjeve dhe vëzhgimin e çdo anomalie të mundshme. SPAK më herët ka prezantuar taskforcën e ngritur për të parandaluar krimet zgjedhore dhe për të ndëshkuar shkeljet gjatë fushatës dhe zgjedhjeve.

Ditën e djeshme, në SPAK mbërriti delegacioni i BE-së për të shprehur mbështetjen në nismë e ndërmarrë sa i takon ndëshkimit të krimeve zgjedhore. Ndërsa ditë më parë, u rikthyen në SPAK ekspertët amerikanë të cilët ishin larguar pas urdhrit të adminsitratës Trump për rishikimin e fondeve të dhëna për programe të ndryshme. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: