Korçë- Një person është plagosur me thikë në lagjen nr.10 të qytetit si pasojë e një konflikti në familje.
Mësohet se autori, babai i tij ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka kryer krimin. Djali është futur në mes për të shuar konfliktin mes prindërve të tij por në atë moment është plagosur nga thika që mbante në dorë i ati.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Versus.al







