AKTUALITET /

Në kërkim nga Kosova për drogë, arrestohet 37-vjeçari në Tepelena (EMRI+VIDEO)

Një 37-vjeçar është arrestuar në Tepelenë në kuadër të operacionit të koduar ndërkombëtar“The Wanted”, ndaj të cilit ishin lëshuar dy urdhër-arreste nga gjykata e Pejës.

Shkruar nga Versus
Në kërkim nga Kosova për drogë, arrestohet 37-vjeçari
Albion Kalemi duke u shoqëruar nga policia

Një 37-vjeçar është arrestuar në Tepelenë në kuadër të operacionit të koduar ndërkombëtar“The Wanted”, ndaj të cilit ishin lëshuar dy urdhër-arreste nga gjykata e Pejës.

Bëhet fjalë për Albion Kalemin i cili ishte në kërkim për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:

“Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, nga rrjeti ENFAST, ndërmjet homologëve nënjësisë FAST, në Shqipëri dhe në Kosovë, u kap në Tepelenë në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Kosovës, A. K., 37 vjeç, i lindur në Tepelenë.

Gjatë vitit 2024, Gjykata Themelore e Pejës ka lëshuar 2 urdhër arreste për këtë shtetas. Konkretisht njërin për kultivim të bimëve narkotike dhe tjetrin për kultivim të bimëve narkotike dhe për armëmbajtje pa leje.”, njoftoi policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me organet ligjzbatuese në Kosovë për ekstradimin e tij.

Kjo fazë e operacionit është rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, DVP Gjirokastër dhe FAST Kosovës në koordinim nga rrjeti ENFAST. Versus.al

Poll