Elvin Merlika është njëri prej personave të arrestuar gjatë aksionit të policisë në Fushë Kuqe dhe Dobraç. Merlika njihet si një prej njerëzve të biznesmenit të zhdukur, Ervis Martinaj.
SPAK e kishte shpallur në kërkim si pjesëmarrës në planin e mbetur në tentativë për eleminimin e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, porosi e dhënë nga Martinaj.
I arrestuari tjetër gjatë aksionit të sotëm të Operacionales është Fred Xhixha, njeriu që bëri të mundur takimin mes Ervis Martinajt dhe vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani i cili tashmë është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë duke rrëfyer krimet e kryera.
Merlika akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Më herët SPAK kërkoi konfiskimin e 20 pasurive në emër të tij dhe të familjarëve, por kërkesa u rrëzua në gjykatë. Versus.al


