AKTUALITET /

Në qershor iu kontrolluan pronat, biznesmeni Ergys Agasi në SPAK! Ngatërron hyrjen e godinës

Ndaj Agasit ka patur akuza të vazhdueshme se ai është koordinatori i kryeministrit Edi Rama me grupet kriminale.

Shkruar nga Versus

Në qershor iu kontrolluan pronat, biznesmeni Ergys Agasi në SPAK!

Biznesmeni nga Durrësi, Ergys Agasi është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Paraqitja e tij vjen rreth 1 muaj pasi me urdhër të prokurorisë, iu kontrolluan pronat dhe iu sekuestrua celulari.

Asokohe Agasi tha për mediat se kontrollet i ishin bërë lidhur me indiciet që SPAK kishte për përfshirjen e tij në kontrabandën e cigareve lidhur me fabrikën e zbuluar në Librazhd.

Por Agasi nuk është një emër i panjohur për qarqet mediatike dhe politike. Për herë të parë emri i tij u lakua nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në arrati i cili tha se Agasi është koordinatori ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe krerëve të grupeve kriminale dhe se çdo takim apo marrëveshje bëhej me ndërmjetësimin e tij.

 

Ndërsa prej muajsh, opozita e përmend vazhdimisht Agasin duke e akuzuar për të njëjtat gjëra siç kishte deklaruar më herët Ahmetaj. Madje edhe deputetja Monika Kryemadhi akuzoi Tedi Blushin për lidhje me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe biznesmenin Ergys Agasi. Në vazhdën e gjithë këtyre akuzave, duket se ende nuk ka ndonjë provë që jetë e mjaftueshme për SPAK për të ndërmarrë veprime të mëtejshme ndaj Agasit. Versus.al

Poll