AKTUALITET /

Nesër samiti i SEECP, ‘blindohet’ Tirana! Policia nxjerr planin e masave dhe rrugët e bllokuara

Policia njofton se në kuadër të samitit që zhvillohet nesër në Tiranë do të mbyllen disa akse rrugore

Shkruar nga Versus
Nesër samiti i SEECP, ‘blindohet’ Tirana! Policia nxjerr planin
Foto ilustruese

Në kuadër të organizimit të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që zhvillohet më 16 qershor në Tiranë, Policia Vendore e Tiranës njofton se do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Lëvizja e delegacioneve zyrtare, të përbëra nga presidentë dhe zyrtarë të lartë të vendeve pjesëmarrëse, do të shoqërohet me ndërprerje të qarkullimit në itineraret kryesore si: Aeroporti i Rinasit – Autostrada Durrës-Tiranë – Unaza e Re – Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” – Rruga “Dervish Hima” dhe kthim në të njëjtën rrugë.

Gjithashtu, gjatë kohës së zhvillimit të Samitit, do të ndalohet përkohësisht qarkullimi, parkimi i automjeteve dhe lëvizja e këmbësorëve në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e Dibrës.

Itineraret e bllokimeve janë si më poshtë:

Në ardhje: Aeroporti i Rinasit – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit – Rruga “George W. Bush” – Rruga “Urani Pano” – Rruga “Dervish Hima”.
Në largim: Rruga “George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.
Orari i saktë i këtyre kufizimeve do të përcaktohet në varësi të mbërritjes së delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve, duke theksuar se këto masa janë të domosdoshme për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e këtij eventi me rëndësi të madhe për vendin.

“Bashkëpunimi juaj është i nevojshëm për të siguruar një event të suksesshëm dhe për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia do të vazhdojë të informojë publikun për çdo zhvillim të mëtejshëm lidhur me situatën e trafikut gjatë ditës së Samitit. Versus.al

Tags:

tirane

Poll