POLITIKË /

Shqipëria merr kryesimin e SEECP, Rama: Në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Shqipëria do të mirëpresë më 16 qershor 2025 takimin ministerial të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), duke u vendosur sërish në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare.

Shkruar nga Versus

Shqipëria merr kryesimin e SEECP, Rama: Në qendër të

Shqipëria do të mirëpresë më 16 qershor 2025 takimin ministerial të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), duke u vendosur sërish në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare. Ky event i rëndësishëm thekson angazhimin e vendit për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama e shprehu këtë në një postim në rrjetet sociale, duke nënvizuar rëndësinë e këtij takimi për Shqipërinë dhe rajonin:
“Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare. Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore. Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.”

Tirana mori kryesimin e SEECP-së për periudhën korrik 2024–qershor 2025, pas Shkupit, ndërsa kryesuesja e radhës do të jetë Sofja. Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është iniciuar në vitin 1996 dhe synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit për stabilitet dhe zhvillim. Versus.al

Tags:

edi rama

Poll