AKTUALITET /

Nga nesër, në zbatim! Hyn në fuqi marrëveshja për pensionet Shqipëri- Itali. Çfarë duhet të dini

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar një udhëzues teknik që përcakton qartë procedurat, dokumentet dhe kriteret për përfitimin e të drejtave. Ky dokument do t’u vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë e italianë për të përfituar pensionet sipas kontributeve të kryera në të dy vendet.

Shkruar nga Versus

Nga nesër, në zbatim! Hyn në fuqi marrëveshja për

Duke filluar nga 1 korriku 2025, hyn në zbatim marrëveshja dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore, e cila garanton njohjen e viteve të punës dhe përfitimin e pensioneve për qytetarët që kanë kontribuar në të dyja shtetet.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar një udhëzues teknik që përcakton qartë procedurat, dokumentet dhe kriteret për përfitimin e të drejtave. Ky dokument do t’u vijë në ndihmë qytetarëve shqiptarë e italianë për të përfituar pensionet sipas kontributeve të kryera në të dy vendet.

Marrëveshja, e firmosur në Romë më 6 shkurt 2024 dhe finalizuar gjatë samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, pritet të përfshijë veçanërisht rreth 20% të personave mbi 67 vjeç që deri tani nuk përfitonin pension për mungesë vitesh pune në një shtet të vetëm.

Sipas parashikimeve, përfituesit mund të marrin pension nga të dy vendet njëkohësisht, në varësi të kontributeve të derdhura, me pagesa që mund të arrijnë deri në 400 euro në muaj.

Zyrat e sigurimeve në Shqipëri dhe Itali do të ofrojnë asistencë pa pagesë shtesë, duke vepruar si pika kontakti të ndërsjella për përpunimin e aplikimeve dhe dhënien e informacionit. /Versus.al/

Poll