Mëngjesin e sotëm ka nisur zyrtarisht stërvitja ushtarake “Defender Europe 25” që zhvillohet për herë të dytë në Shqipëri. Trupat e forcës ushtarake tokësore e nisën stërvitjen në Bizë.
Lajmin e bëri me dije edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
“Mirëmëngjes nga Zall Herri ku në orët e para të mëngjesit, trupat e Forcës Tokësore janë nisur drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, për të filluar zyrtarisht Defender Europe 25 – një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë”- shkruan ai në rrjetet sociale.
Stërvitja shumëkombëshe do të zgjasë deri më datë 9 qershor në kuadër të rritjes së bashkëpunimit mes forcave ushtarake të shteteve të ndryshme. Shqipëria është vendi i mikpritës për stërvitjen e madhe duke iu referuar pozicionit strategjik që ka.
Stërvitja “Defender 2023” e zhvilluar në Shqipëri
Përgjatë një muaji 24 mijë trupa ushtarake nga 26 vende të NATO-s dhe partner të saj treguan fuqinë në shumë vende njëherësh, nëpërmjet skenarëve strategjikë dhe realizimin e detyrave operacionale në tokë, ajër e det. Në përfundim të aktivitetit të zhvilluar për herë të parë në Shqipëri u shpërndanë “Certifikata Mirënjohje” për 17 ushtarakë të huaj, pjesëmarrës në stërvitjet që u zhvilluan në vendin tonë në kuadër të “Defender ‘23”. Versus.al







