AKTUALITET /

Një 63 vjeçar tenton të djegë veten me benzinë në afërsi të Farkës, detaje nga ngjarja e rëndë

Shkruar nga B.V

Një 63 vjeçar tenton të djegë veten me benzinë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur ditën e sotme (30 maj) në afëri të Farkës, ku një 63 vjeçar ka vendosur t'i jap fund jetës duke u djegur me benzinë. 

Policia bëri të ditur se si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.05.2024, rreth orës 12:30, në Unazën e Madhe, krahu lindor me drejtim lëvizje Teg, (në afërsi të Farkës), ka tentuar të vetëdigjet me lëndë djegëse, dyshohet benzinë, shtetasi N. Sh., 63 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll